Kamioni i tonazhit të rëndë përfundon në kanalin anësor të rrugës! Shoferi dhe pasagjeri...
Lajmifundit
/
29 Janar 2026, 14:32
Aktualitet

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës.
Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, duke u përmbysur. Fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin në kohë nga kamioni, duke marrë dëmtime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


