“Netanyahu reagon për atentatin ndaj Trump: ‘I lehtësuar që është jashtë rrezikut

Benjamin Netanyahu tha se ishte “i tronditur nga tentativa e vrasjes” së Presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një darke shtetërore në Uashington.
Kryeministri izraelit shprehu lehtësim që Trump dhe zonja e parë ishin “të sigurt dhe shëndoshë e mirë” dhe i dërgoi “urimet më të mira për shërim të shpejtë dhe të plotë oficerit të plagosur të policisë, duke lavdëruar shërbimet e inteligjencës amerikane për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”.
Sara and I were shocked by the attempted assassination of President @realDonaldTrump last night in Washington, DC. We are relieved that the President and the First Lady are safe and strong. We send our wishes for a full and speedy recovery to the wounded police officer and salute…
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) April 26, 2026
Autoritetet amerikane nuk kanë deklaruar nëse Trump ishte shënjestra e sulmit.
Megjithatë, i dyshuari thuhet se u tha forcave të rendit pas arrestimit të tij se kishte ndërmend të qëllonte zyrtarët e administratës Trump.


