“Brenda 12 orësh e vrasim”, Antimafia italiane zbardh dosjen e grupit të Elvis Demce: Rrëmbim dhe kërcënime për 150 kg drogë

Një histori me rrëmbim, kërcënime me vdekje dhe trafik droge ka dalë në dritë nga hetimet e antimafias italiane në Romë.
Në qendër të dosjes është Manuel Grillà, i përshkruar si bashkëpunëtor i shqiptarit Elvis Demce, i cili dyshohet se kërkonte të rikuperonte 150 deri në 200 mijë euro drogë të humbur.
Sipas hetimeve, ish-partneri i tij Massimiliano Le Donne akuzohej se kishte zhdukur një sasi të madhe hashashi.
Për ta detyruar të kthente paratë, grupi kriminal rrëmbeu babanë e tij 66-vjeçar, Alfredo Le Donne, dhe nisi kërcënimet.
“Ktheji lekët ose babai yt vdes”, ishte një nga mesazhet e zbuluara nga hetuesit.
Sipas dosjes, grupi dërgonte edhe foto me armë të drejtuara ndaj pengut për të shtuar presionin.
Hetimet përfshijnë edhe dëshmitë e të penduarit Fabrizio Capogna, i cili ka zbuluar lidhjet mes grupeve kriminale që kontrollojnë trafikun e drogës në Rome.
Në dosje përmenden gjithashtu emrat e Giuliano Cappoli, Giuseppe Molisso dhe Leandro Bennato.
Sipas prokurorëve italianë, grupet kriminale vijojnë përplasjet për kontrollin e trafikut të drogës në kryeqytetin italian, tensione që janë përshkallëzuar pas vrasjes së Fabrizio Piscitelli në vitin 2019.
Hetuesit thonë se dosja zbulon metoda tipike mafioze dhe dhunë ekstreme në luftën për kontrollin e trafikut të drogës.


