Lufta me Iranin, Trump: Sot pres përgjigje për marrëveshjen e armëpushimit

Bota

Lufta me Iranin, Trump: Sot pres përgjigje për marrëveshjen e

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pret një reagim nga autoritetet iraniane lidhur me propozimin e fundit të Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje dhe uljen e tensioneve në rajon.

Sipas mediave amerikane, plani i paraqitur nga administrata amerikane përfshin pezullimin e aktivitetit bërthamor iranian, lehtësimin e disa masave ndëshkuese ekonomike dhe rikthimin e sigurisë për transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Trump paralajmëroi se nëse Irani refuzon kushtet e propozuara, SHBA do të ndërmarrë operacione të reja për të garantuar kalimin e anijeve tregtare në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Ndërkohë, situata në rajon mbetet e tensionuar, pasi janë raportuar incidente të reja mes forcave iraniane dhe ushtrisë amerikane në Gjirin e Omanit.

Analistët ndërkombëtarë paralajmërojnë se përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja serioze për tregtinë globale dhe çmimet e naftës.

ME TE LEXUARAT