Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Në pjesën më të madhe të territorit parashikohen vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.
Në zonat malore reshjet do të jenë më të pranishme gjatë paradites dhe pasdites, ndërsa në zonat e ulëta priten alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave. Zonat bregdetare do të kenë mot të paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme dhe erë të lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius në qytetet bregdetare.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në akset rrugore ku mund të ketë lagështirë dhe mjegull të përkohshme.


