Volodymyr Zelenskyt i thurret atentat në Poloni, ja çfarë ndodhi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë objektivi i një komploti për vrasje, që dyshohet se ishte planifikuar nga një pensionist ushtarak polak, i rekrutuar dekada më parë nga shërbimet sekrete të ish-Bashkimit Sovjetik.
Lajmi u bë publik nga kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU), gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, gjatë një takimi me median ukrainase.
Malyuk tha se shtetasi polak u aktivizua nga Rusia me një plan për të vrarë Zelenskyn në aeroportin Rzeszów-Jasionka të Polonisë duke përdorur ose një dron (FPV) ose një pushkë snajperi, raporton gazeta TSN.
Vrasësi i mundshëm ishte i magjepsur nga ideja sovjetike, raportoi RBC, dhe i mbajti bindjet e tij për vite me radhë. Por komploti u pengua nga një përpjekje e përbashkët midis SBU-së dhe shërbimit të sigurisë së brendshme polake (ABW).


