‘Turisti i vjedhjeve’, kishte grabitur 9 shtëpi, 6 vite burg për 46-vjeçarin shqiptar në Austri

Një 46-vjeçar shqiptar në Austri është dënuar me gjashtë vite burg për vjedhjen e 9 banesave në Vorarlberg.
Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor. Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’, jep një emër që rezulton të jetë i sajuar.
Gjurmët e ADN-së në vendngjarje çuan te shqiptari. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian. Që nga marsi i këtij viti, 46-vjeçari ndodhet në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit në Feldkirch.
I pyetur nga trupi gjykues si e imagjinon jetën e tij në të ardhmen, babai i dy fëmijëve shfaq pendesë. “Sigurisht që dua të ndryshoj, në fund të fundit kam dy fëmijë.”
Megjithatë, rezulton se ai është i varur nga lojërat e fatit dhe ka 12 mijë euro borxhe ndaj bankave.
Më herët, 46-vjeçari kishte qenë i dënuar me burg për vepra të ngjashme në Suedi dhe Danimarkë.


