Kush është Karyna Shuliak, e dashura e fundit e Jeffrey Epstein që mund të trashëgojë deri në 100 milionë dollarë!

Bota

Kush është Karyna Shuliak, e dashura e fundit e Jeffrey Epstein

Karyna Shuliak, dentistja 37-vjeçare me origjinë bjelloruse, është gruaja që mund të përfitojë një pjesë të madhe të pasurisë së Jeffrey Epstein, financierit amerikan që u gjet i vdekur në qelinë e tij në vitin 2019.

Sipas raportimeve, Shuliak, e cila konsiderohet si e dashura e fundit e Epstein, mund të trashëgojë deri në 100 milionë dollarë nga pasuria e tij. Në mesin e aseteve që mund t’i kalojnë asaj ndodhet edhe një diamant i rrallë 33 karatësh.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë dhe të cituara nga New York Times, Epstein dhe Shuliak kanë pasur një lidhje prej rreth tetë vitesh. Ajo dyshohet se ka qenë personi i fundit me të cilin ish-financieri ka komunikuar përpara se të kryente vetëvrasje në burg.

Historia e tyre nisi kur Karyna Shuliak ishte vetëm 21 vjeçe dhe sapo ishte transferuar në Nju Jork. Epstein, i cili në atë kohë ishte një biznesmen i njohur, e cilësonte atë si “të preferuarën time”.

Sipas të dhënave të bëra publike, Epstein e ndihmoi Shuliak të ndiqte studimet në Columbia Dental School dhe të siguronte lejen e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se ai i kishte sugjeruar si një mënyrë për të marrë kartën jeshile martesën me një prej viktimave të tij. Gjatë viteve të marrëdhënies së tyre, çifti ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës. Ndërkohë, Shuliak ka dërguar disa shuma parash për familjen e saj në Bjellorusi.

Me kalimin e kohës, ajo fitoi besimin e Epstein dhe, sipas raportimeve, ai i kishte besuar edhe menaxhimin e disa prej pronave të tij.

ME TE LEXUARAT