Nisin shoqërimet e para nga protesta! Policia ndalon Arben Kolën, tentoi të…

Aktualitet

Nisin shoqërimet e para nga protesta! Policia ndalon Arben Kolën,

Kanë nisur shoqërimet e para nga protesta e paralajmëruar për tu zhvilluar sot para godinës së Kuvendit, në Tiranë.

Policia ka shoqëruar Arben Kolën, pasi ai ka tentuar të thyejë kordonin e sigurisë të krijuar rreth perimetrit të Parlamentit. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të jenë të grumbulluar në disa pika pranë godinës së Parlamentit, në pritje të ligjvënësve për t’i gjuajtur ata me vezë dhe perime.

Kujtojmë se protestat e mëparshme para Kuvendit janë shoqëruar me incidente të dhunshme dhe përplasje mes qytetarëve pjesëmarrës dhe policisë të angazhuar për ruajtjen e rrendit dhe sigurisë. Një pamje komplet ndryshe paraqitet në protestat e pasdites, që tashmë kanë arritur në ditën e 58 radhazi, e ku qytetarët janë paqësorë.

 

ME TE LEXUARAT