Kryeministrat britanikë vijnë e ikin, por jo Larry! Njihuni me macen e "Downing Street" që u ka mbijetuar trazirave

Britania e Madhe ka ndërruar deri më tani gjashtë kryeministra që prej vitit 2011. Disa mezi arrijnë të shijojnë orenditë e re në Downing Street si Liz Truss që shërbeu për vetëm 45 ditë, të tjerë qëndrojnë pak më gjatë. Megjithatë, vetëm një banor i No. 10 ka mbetur i pandryshuar: macja Larry. Ndoshta sekreti fshihet te legjenda e nëntë jetëve. Teksa kryeministrat përpiqen të ruajnë mandatin, macja laroshe thjesht i sheh të ikin njëri pas tjetrit.
‘Mandati’ i Larry nuk ndryshon, ai ruan prej kohësh titullin zyrtar “Përgjegjës kryesor për kapjen e minjve.” Larry ka ndjekur konferenca, ka pritur ambasadorë, ka përcjellë Truss Boris Johnson e Theresa May në ditën e tyre të fundit në Downing Street… axhenda e tij numëron një sërë angazhimesh. Dhe ndoshta, mund të jetë institucioni më i qëndrueshëm në Britani teksa vendi përballet me ritmin më të lartë të rotacionit politik në të paktën dy shekujt e fundit.


