Irani kërcënon me internetin: Nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë

Bota

Irani kërcënon me internetin: Nëse pret kabllot

Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të botës për energjinë, po përmendet gjithnjë e më shumë edhe si një pikë e ndjeshme për infrastrukturën dixhitale globale.

Sipas deklarimeve të lidhura me Iranin, kabllot nënujore me fibra optike që kalojnë përmes kësaj zone përbëjnë një objektiv potencial, gjë që ka ngritur shqetësime për një “katastrofë dixhitale” në rast dëmtimi të tyre.

Ekspertët theksojnë se një ndërprerje e tillë do të kishte pasoja të mëdha për komunikimet globale, duke ndikuar internetin, tregjet financiare, rrjetet energjetike dhe shërbimet shëndetësore, përfshirë sistemet e të dhënave dhe telemjekësinë.

Goditja më e fortë pritet të ndihej në vendet e Gjirit, veçanërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, të cilat varen ndjeshëm nga infrastruktura dixhitale që kalon përmes kësaj zone strategjike.

ME TE LEXUARAT