I qepi buzët me gjilpërë dhe pe shoqes së dhomës, arrestohet 49-vjeçarja në Tokyo, viktima kërkoi ndihmë me shkrim

Bota

I qepi buzët me gjilpërë dhe pe shoqes së dhomës,

Policia japoneze ka arrestuar një grua 49-vjeçare pranë Tokios, e dyshuar se i ka qepur buzët me gjilpërë dhe pe shoqes së saj të banesës pas një konflikti mes tyre.

Sipas autoriteteve, viktima, një grua 42 vjeçe, arriti të arratisej nga banesa në qytetin Koga dhe kërkoi ndihmë në një dyqan aty pranë, duke mbajtur një letër ku kishte shkruar fjalën “Ndihmë”.

Pas denoncimit, policia e prefekturës Ibaraki arrestoi të dyshuarën, Masai Sakurai, 49 vjeçe, nën akuzën e sulmit. Sipas hetimeve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 29 qershor, kur Sakurai i qepi buzët shoqes së banesës me gjilpërë dhe pe.

Mediat japoneze raportojnë se viktima u ka thënë hetuesve se e dyshuara u zemërua pas një mosmarrëveshjeje dhe më pas kreu sulmin.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si edhe për të verifikuar raportimet se në banesë mund të jetonte edhe një person i tretë.

ME TE LEXUARAT