“KE bën thirrje për përmbajtje”, DW: BE-ja vetëm vëzhguese e ngjarjeve në Lindjen e Mesme

Pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, po shihet që Bashkimi Evropian është deri tani kryesisht vetëm një vëzhgues. Vetëm disa qeveri evropiane morën të paktën njoftim në kohë nga Izraeli për operacionin e ardhshëm ushtarak, ndërsa të tjerat mësuan mbase vetëm përmes lajmeve të jashtëzakonshme. Në BE, duket se askush nuk ishte përfshirë realisht në përgatitje.
Kjo nuk është surprizë: ndikimi i BE-së në luftë dhe paqe në rajon është i kufizuar gjithsesi. Askush nuk e mori seriozisht në konsideratë që SHBA-ja ose Izraeli do të koordinonin sulmet e tyre ushtarake me BE-në ose qeveritë kombëtare. Si reagim, deri më tani mbeten vetëm thirrjet dhe takimet e jashtëzakonshme – dhe një pyetje e hapur, sa i rëndësishëm është zbatimi konsistent i së drejtës ndërkombëtare në një situatë të tillë.
“Evropa nuk ka arritur shumë”
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të dielën pasdite në Berlin se kjo nuk është koha për t’u dhënë leksione partnerëve dhe aleatëve lidhur me gjendjen. Vlerësimi i tij i thatë është: “Thirrjet nga Evropa, madje edhe nga Gjermania, dënimi i shkeljeve të të drejtave të Iranit dhe madje edhe paketat e gjera të sanksioneve për vite dhe dekada, e gjithë kjo nuk arriti shumë.”


