Izraeli ofron tërheqje nga pjesa më e madhe e Gazës, Hamasi refuzon propozimin e ri për armëpushim

Bota

Izraeli ofron tërheqje nga pjesa më e madhe e Gazës, Hamasi

Një delegacion izraelit ka paraqitur një propozim të ri për një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, në përpjekje për të zhbllokuar negociatat indirekte që po zhvillohen për konfliktin në Rripin e Gazës.

Lajmi është raportuar nga “Times of Israel”, që citon një burim diplomatik arab, sipas të cilit plani i ri përfshin tërheqje nga më shumë zona të enklavës krahasuar me propozimet e mëparshme.

Negociatat, që kanë rifilluar më 6 korrik në Doha të Katarit, po zhvillohen me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, pavarësisht propozimit të ri, procesi diplomatik duket se ka hyrë në një fazë të vështirë, ku asnjëra palë nuk ka lëshuar terren real. Burimet e përfshira në bisedime thonë se të dyja palët po akuzojnë njëra-tjetrën për ngërçin aktual.

Propozimi i ri nuk është bërë ende publik në detaje, por sipas raportimeve, ai parashikon një lehtësim të kontrollit izraelit në disa zona të Gazës si një hap për ndërtimin e besimit mes palëve. Megjithatë, ende nuk ka pasur një përgjigje zyrtare nga Hamasi, ndërsa disa zyrtarë palestinezë e kanë cilësuar ofertën si të pamjaftueshme.

Në terren, situata mbetet kritike, me përleshje të vazhdueshme dhe një bilanc të rënduar viktimash nga të dyja palët. Komuniteti ndërkombëtar po shton presionin për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do të sillte një lehtësim të krizës humanitare në Gaza dhe do të hapte rrugën për një dialog të qëndrueshëm.

ME TE LEXUARAT