Çifti prenoton dhomë për pushime, zgjohet përballë varrezave/ Reagimi i tyre s’duhet humbur!

Bota

Çifti prenoton dhomë për pushime, zgjohet përballë

Një çift në Spanjë prenotoi një dhomë pushimi në një ish-manastir të qetë, të rrethuar nga natyra dhe historia. Ideale për relaks dhe largësi nga kaosi urban, derisa panë nga dritarja.

Në vend të maleve apo kopshtit që kishin imagjinuar, ata u përballën me një pamje të drejtpërdrejtë mbi… varrezat. Dhe jo një qoshe – por gjithë panorama e dhomës i binte pikërisht mbi to.

Megjithatë, në vend që të panikoheshin, çifti reagoi me humor. Ata ndanë një video në rrjetet sociale që u bë virale në pak orë. “Të paktën fqinjët nuk do të bëjnë zhurmë”, shkruan ata me ironi, ndërsa tregojnë pamjet që zakonisht nuk i sheh në broshurat e pushimeve.

Situata e pazakontë u kthye në një hit në rrjet, duke treguar se edhe kur pritshmëritë bien poshtë, humori është shpëtimi më i mirë.

ME TE LEXUARAT