Përmbytje masive në Ankara, uji rrëmben makinat, qytetarët shpëtohen me ekskavatorë

Kaos në kryeqytetin turk pas reshjeve të dendura që goditën Ankaranë.
Rrugët dhe bulevardet janë kthyer në lumenj të furishëm, ndërsa automjetet janë rrëmbyer brutalisht nga rrjedha e ujit, duke krijuar skena që të lënë pa fjalë.
Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale tregojnë qytetarë të bllokuar, të përmbytur mes rrugëve, ndërsa disa janë shpëtuar vetëm falë ndërhyrjes së ekskavatorëve.
Kalimtarë të rastësishëm kanë rrezikuar veten për të ndihmuar ata që mbetën të izoluar nga përmbytjet.
Autoritetet kanë dhënë alarmin për reshje të mëtejshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Situata mbetet kritike dhe zhvillimet pritet të përkeqësohen në orët në vijim


