Ia vodhi në mes të ditës, kur e kuptoi se ishin për xhaminë, hajduti i kthen mbrapsh paratë

Një hajdut i ka rikthyer qindra paund personit që ia kishte grabitur pak ditë më parë. Gjithçka ndodhi kur e kuptoi se paratë ishin të destinuara për një xhami.
Hajduti u filmua duke i futur paratë në kutinë e postës së shtëpisë së burrit që ia mori paratë në Birmingham, në Britaninë e Madhe.
Grabitësi ishte filmuar më parë nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur paratë në mes të ditës në një rrugë të frekuentuar dhe pamjet ishin shpërndarë me shpresën se dikush do të ndihmonte në identifikimin e hadutit.
E pasi që hajduti e kuptoi se ishte rritur zemërimi i komunitetit mysliman, ai i riktheu paratë, pikërisht në shtëpinë e burrit që ia kishte marrë.
Ai madje ka theksuar se kurrë nuk do t’i vidhte po ta kishte ditur se ato janë para të xhamisë.
“Po i kthej paratë. Nuk e kemi ditur që janë para të xhamisë. Ne kurrë nuk do të vidhnim paratë e një xhamie, thjesht kemi pasur informacione të gabuara për burrin që i mbante”,ka shkruar hajduti.


