Po ecte kundravajtje në autostradë, policia gjatë kontrollit i zbulon partnerin e vdekur në makinë

Policia në Kataloni të Spanjës, ka ndalur një burrë pasi po drejtonte makinën në krahun e kundërt të rrugës, kur zbuloi se në anën e djathtë të shoferit gjendej një trup i pajetë.
66-vjeçari dje në mënyrë të befasishme iu nënshtrua një kontrolli rutinor pranë pikës kufitare që ndanë Spanjën me Francën, kur u kap duke ecur me mjetin e tij në drejtimin e gabuar të autostradës.
Hetuesit besojnë se i vdekuri 88-vjeç kishte humbur jetën rreth tri javë më parë, dhe se shoferi ishte nisur ta dërgoi në shtëpi në Zvicër.
Trupi i pajetë i burrit që besohet të jetë partneri i shoferit, kishte filluar të copëtohet. "Ka qenë i mbuluar me batanije dhe i lidhur me rrip të sigurisë", shkruan BBC.
E sot pritet të dalë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pavarësisht që hetuesit besojnë se nuk ekzistojnë dëshmi për ndonjë krim.
Bazuar në biletat e paguara të taksës rrugore dhe ato të parkingut, hetuesit dyshojnë se shoferi kishte transportuar partnerin e vdekur në vende të ndryshme të Spanjës e madje edhe nëpër Itali.


