DEA arreston zyrtarin, 800 mijë euro drogë nga Shqipëria

Aktualitet

DEA arreston zyrtarin, 800 mijë euro drogë nga Shqipëria

Policia, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-Akavadar rreth orës 14 ka sekuestruar 500 kilogram marijuanë.

Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.

Në aksionin i cili po vijon akoma në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar Alsat mëson se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme./Alsat

ME TE LEXUARAT