I shpallur në kërkim nga operacioni "Pampa" që goditi organizatën kriminale shqiptare, arrestohet një nga bosët e drogës në botë

Bota

I shpallur në kërkim nga operacioni "Pampa" që goditi

Policia Kombëtare e Spanjës ka bashkëpunuar me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe për të arrestuar një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë në Abu Dhabi.

Ky person ka qenë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Pampa", që u krye me qëllim goditjen dhe çmontimin e një organizate kriminale shqiptare. Sipas një raporti nga Policia Kombëtare spanjolle të hënën, i arrestuari koordinoi personalisht kontaktet me furnizuesit e kokainës, si dhe transportin, ruajtjen, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës në Evropë përmes një rrjeti që vepronte nga Ekuadori.

Hetimet përcaktuan se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, kishte një kontratë me furnizues kolumbianë për të marrë 4,000 kilogramë kokainë në muaj të destinuar për tregun evropian, duke demonstruar shkallën e organizatës kriminale që ai drejtonte, shkruan media spanjolle "La Vanguardia".

Gjatë operacionit "Pampa", në të cilin morën pjesë 800 oficerë, u arrestuan 40 persona në Spanjë dhe Ekuador, dhe u kryen 62 kontrolle, të cilat sollën sekuestrimin e më shumë se 500,000 eurove dhe 2,370,000 dollarëve cash, armëve ushtarake dhe 12 automjeteve luksoze.

ME TE LEXUARAT