I diplomuar për inxhinieri, kush është autori që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

Një incident i rëndë sigurie është regjistruar pranë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, ku sipas presidentit Donald Trump, një person i armatosur është arrestuar pas të shtënave pranë aktivitetit.
Trump deklaroi se i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe se agjentët federalë po kontrollojnë banesën e tij në Kaliforni.
“Personi është arrestuar. Ata po shkojnë në apartamentin e tij. Mendoj se jeton në Kaliforni. Është një person i sëmurë, shumë i sëmurë, dhe ne nuk duam që gjëra të tilla të ndodhin”, u shpreh Trump pasi u largua nga skena gjatë incidentit.
Presidenti, duke folur më pas nga Shtëpia e Bardhë i rrethuar nga anëtarë të kabinetit të tij, dha detaje mbi ngjarjen.
“Një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë dhe u neutralizua nga disa anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, tha ai.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari është një 31-vjeçar nga Kalifornia. Mediat amerikane raportojnë se ai ka studiuar inxhinieri dhe është diplomuar në California Institute of Technology (Caltech).
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.


