Hetimet për korrupsion në Ukrainë arrijnë te familja e Zelensky-t, prindërve u zbulohen 11 milionë dollarë dhe .....

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, ku përfshihen zyrtarë të lartë pranë Presidentit Volodymyr Zelensky, duket se shkon përtej rasteve të deritanishme, teksa me avancimin e hetimeve nga autoritetet antikorrupsion po dalin në pah edhe emra të rinj.
Sipas raportimeve nga Ukraina, të cituara nga rrjete të pavarura, në qendër të verifikimeve së fundmi kanë hyrë persona nga rrethi më i afërt familjar i presidentit ukrainas.
Bëhet fjalë për depozita me vlerë 11 milionë dollarë, të lidhura me prindërit e Zelensky-t, të cilat hetuesit e shërbimit kundër korrupsionit dyshohet se po i shqyrtojnë si të depozituara në llogarinë e tyre gjatë vitit 2025.
Reports from Ukraine say anti-corruption investigators examined $11 million in deposits linked to President Zelensky’s parents. The inquiry, which included a raid on the family home, was halted after intervention from his office. pic.twitter.com/JWAAejMNAS
— S p r i n t e r (@SprinterPress) July 3, 2026
Si pjesë e këtij hetimi, ishte parashikuar edhe një kontroll në banesën e tyre, por ai u pezullua pas ndërhyrjes së zyrës së tij.
Megjithatë, Europa Today raporton se kontrolli nga Byroja Kundër Korrupsionit e NABU-së u krye më 30 qershor, ndërsa prindërit e Presidentit ukrainas, Oleksandr Zelensky dhe Rima Zelenska, fillimisht u ndaluan dhe më pas u lanë të lirë.
Gjatë pyetjes për burimin e shumës së parave, ata deklaruan se bëhej fjalë për “dhurata”.
Sipas medias, pothuajse menjëherë pas kësaj pati një telefonatë me komandantin e NABU-së nga kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Kirill Budanov, dhe çështja u trajtua në hollësi.


