Fitore historike në Gjermani, kush është Elif Eralp, kryebashkiakja e re e Berlinit?

Zgjedhjet në rajonin e Berlinit shkaktuan një tronditje teksa partia e majtë “Die Linke” u rendit forcë e parë.
Të majtët, në Berlin kanë zgjedhur Elif Eralp si kandidate për kryebashkiake dhe tashmë, ajo po cilësohet si “çelësi i suksesit” për rezultatin e papritur. Në zgjedhjet rajonale, ajo siguroi 25.1% të votave.
Por kush është Elif Eralp?
Eralp është vajza e një emigranti turk, që ka mbërritur në Gjermani, pas grushtit të shtetit ushtarak të 12 shtatorit 1980. Nëna e saj mbërriti në Gjermani ndërsa ishte shtatzënë, dhe Eralp lindi në Mynih në vitin 1981, vetëm një muaj pasi prindërit e saj mbërritën për të kërkuar azil.
Ajo studioi në një nga shkollat më të mira të Hamburgut dhe më vonë u diplomua për drejtësi me rezultate shumë të larta.
Eralp ka tërhequr vëmendjen me një fushatë të fokusuar në strehim të përballueshëm, kontroll të qirave dhe përfshirje më të madhe politike për emigrantët. Madje, Eralp është shprehur se vetë prejardhja dhe historia e familjes së saj është bërë themel për idealet e saj mbi drejtësinë sociale.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se origjina e saj mund të kenë ndihmuar në rezultat e zgjedhjeve, pasi Berlini ka numrin më të madh të diasporës turke në Gjermani.
Nëse “Die Linke” dhe Eralp kanë sukses, kjo do të shënonte herën e parë që një kandidat nga kjo parti do të bëhej kryetar bashkie i qytetit që nga ribashkimi i Gjermanisë.
Çështja e banesave është një nga temat që ka ndihmuar Die Linke të fitojë mbështetje në Berlin. Partia nuk kërkon vetëm kufizimin e qirave, por edhe kalimin nën kontroll kolektiv të kompanive të mëdha të pasurive të paluajtshme.
Eralp ka premtuar zbatimin e referendumit të vitit 2021, në të cilin 57.6% e votuesve në Berlin mbështetën socializimin e kompanive të mëdha të pasurive të paluajtshme.
Sipas kësaj nisme, kompanitë e mëdha do të mund të zotëronin dhe administronin deri në 3 mijë banesa, ndërsa pronat e tjera do të kalonin në një formë pronësie kolektive. Një komision ekspertësh ka vlerësuar se masa mund të jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa kostot janë llogaritur nga 10 deri në 30 miliardë euro.
Debati për strehimin është veçanërisht i rëndësishëm në Berlin, ku qiratë janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.


