Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, nusja përfshihet nga flakët dhe pëson djegie në 60% të trupit

Bota

Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, nusja përfshihet nga flakët

Një udhëtim romantik pas martesës është kthyer në makth për një çift të sapomartuar në Indi. Nusja ndodhet në gjendje kritike në spital pasi u përfshi nga flakët gjatë përgatitjes së një zgare në ambientin ku çifti po kalonte muajin e mjaltit.

Sipas Hindustan Times, bashkëshorti deklaroi se një punonjës pa përvojë, i cili po i ndihmonte me zgarën, hodhi një enë me lëndë të ndezshme, duke bërë që gruaja të përfshihej nga flakët brenda pak sekondash.

Policia tha se dyshohet se në zgarë ishte hedhur vajguri në vend të vajit ushqimor, çka shkaktoi përhapjen e menjëhershme të zjarrit.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shpërthimin e flakëve, gruan duke u përpjekur t’i shuajë ato dhe bashkëshortin që ndërhyn për ta ndihmuar.

Nusja ka pësuar djegie në rreth 60% të trupit dhe ndodhet në gjendje kritike.

Policia ka arrestuar katër persona, mes tyre pronarin e bujtinës dhe persona të përfshirë në incident. Hetimet për përgjegjësitë vijojnë.

ME TE LEXUARAT