Emiratet e Bashkuara Arabe heqin kufizimet ajrore pas sulmeve iraniane, fluturimet do të nisin normalisht

Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin kufizimet ajrore pas sulmeve iraniane,

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar heqjen e të gjitha masave paraprake në trafikun ajror, pas situatës së tensionuar të krijuar nga sulmet iraniane ndaj vendit.

Sipas deklaratës zyrtare, është rikthyer plotësisht funksionimi normal i operacioneve të navigimit ajror në të gjithë hapësirën ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, pas një vlerësimi të detajuar të kushteve të sigurisë dhe operacioneve.

Më herët, Emiratet kishin vendosur kufizime në fluturime për shkak të sulmeve me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, si reagim ndaj goditjeve amerikane dhe izraelite ndaj objektivave iraniane në fund të shkurtit.

Heqja e kufizimeve pritet të normalizojë fluksin e fluturimeve në një nga nyjet më të rëndësishme ajrore në rajon, përfshirë edhe linjat që përdoren shpesh nga shqiptarët për biznes dhe turizëm drejt Dubait dhe qyteteve të tjera të Emirateve.

ME TE LEXUARAT