“Duan paradë për një orë dhe më pas vrasin njerëz”, Zelensky akuza të forta ndaj Rusisë

Bota

“Duan paradë për një orë dhe më pas vrasin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po e përdor armëpushimin e shpallur për festimet e 9 Majit për interesa politike dhe ushtarake.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Volodymyr Zelensky u shpreh se Moska kërkon vetëm një pauzë të përkohshme për të zhvilluar paradën në Sheshin e Kuq dhe më pas të rifillojë sulmet.

“Rusia kërkon lejen tonë për të bërë paradë në Sheshin e Kuq për një orë dhe më pas të vazhdojë të vrasë njerëz”, deklaroi ai.

Presidenti ukrainas e cilësoi qasjen e udhëheqjes ruse si “të çuditshme dhe të papranueshme”, ndërsa shtoi se Ukraina kishte propozuar armëpushim, por sipas tij është përballur me sulme dhe kërcënime nga pala ruse.

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje gjithashtu liderëve që planifikojnë të marrin pjesë në festimet e 9 Majit në Moscou që ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre.

9 Maji në Rusi shënon përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe festohet çdo vit me paradë ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë.

ME TE LEXUARAT