Djali i diplomatëve norvegjezë i jep fund jetës, kishte trashëguar miliona nga pasuria e Jeffrey Epstein

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Norvegji, ku djali i dy diplomatëve të lartë norvegjezë është gjetur i vdekur, në një rast që lidhet me hetimet ndërkombëtare për Jeffrey Epstein.
Sipas gazetës norvegjeze VG, 25-vjeçari Edward Juul Rod-Larsen dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Oslo, disa ditë pasi autoritetet franceze dhe norvegjeze nisën një hetim të përbashkët ndaj prindërve të tij.
Hetimi përqendrohet mbi pretendime për lidhje financiare mes familjes dhe financierit amerikan Jeffrey Epstein, përfshirë blerje prone dhe përfitime të dyshuara në testament.
Rasti vjen në kuadër të publikimit të fundit të dokumenteve të reja të lidhura me Epstein, të cilat kanë hapur hetime dhe reagime të shumta ndërkombëtare në politikë dhe biznes.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e vdekjes së të riut, ndërsa hetimet vijojnë.


