Dalin fotot, copat e motorit çanë dritaren e avionit të Ryanair pasi u ngrit nga Greqia

Bota
Dalin fotot, copat e motorit çanë dritaren e avionit të Ryanair

Pamje të reja zbulojnë pasojat e incidentit në fluturimin e Ryanair, ku një pasagjer pothuajse u thith jashtë përmes dritares së thyer nga copat e motorit.

Pamjete e shpërndara në mediat sociale, tregojnë njërën nga copat e motorit - ose kapsulat mbrojtëse - të copëtuar, me një teh motori që mungon.

Incidenti filloi në 20,000 metra lartësi gjatë një fluturimi nga Greqia në Gjermani, kur udhëtarët dëgjuan një zhurmë të papritur " sikur të shpërthente një gomë ", tha një pasagjer për Radio Thessaloniki, sipas Agence France Presse. 

Një nga dritaret e aeroplanit ishte thyer pasi një teh motori e goditi atë, duke shkaktuar një dekompresion të menjëhershëm dhe të rrezikshëm.

"Menjëherë e kuptuam se kishte ndodhur një dekompresion. Dëgjoheshin britma… për një moment mendova se dikush e kishte hapur aksidentalisht derën e emergjencës", kujtoi një pasagjer i tmerruar.

"Maskat ranë dhe kishte një erë të fortë", vazhdoi pasagjeri.

"Koka dhe supet e një pasagjeri ishin jashtë dritares. Për fat të mirë, ai nuk e kishte hequr rripin e sigurimit."

Pasagjeri, një burrë serb 61-vjeçar, pothuajse u doli nga avioni Boeing 737 "deri tek supet".

Udhëtarët e tjerë e mbajtën fort fort derisa mundën ta tërhiqnin përsëri brenda - një rrëfim i konfirmuar nga Michalis Giannakos, president i Federatës Panhelenike të Punonjësve të Spitaleve Publike, i cili u përshkroi gazetarëve përpjekjen e shpëtimit.

Pasagjeri serb po trajtohet aktualisht për djegie nga fërkimi, sipas Giannakos.

"Një fluturim i Ryanair nga Selaniku për në Memmingen të premten në mëngjes (10 korrik) u kthye në Selanik menjëherë pas ngritjes kur dritarja e një pasagjeri u shkëput gjatë fluturimit", tha një zëdhënës i Ryanair për The Post. 

Kompania shtoi se "avioni u ul normalisht dhe pasagjerët u kthyen në terminal. Një pasagjer kërkoi dhe mori ndihmë mjekësore në tokë në Selanik."

ME TE LEXUARAT