Cikloni Mitchell godet Australinë me erëra 200 km/orë, lëshohet paralajmërim emergjence

Një paralajmërim emergjence është lëshuar për Australinë veriperëndimore, ndërsa Cikloni Tropikal Mitchell po forcohet në një kërcënim të Kategorisë 3 në shkallën pesë-pikëshe Saffir-Simpson, me erëra deri në 195 km/orë.
Në fakt, sipas të dhënave të mbledhura deri më tani, cikloni po i afrohet qendrës më të madhe të eksportit të xehes së hekurit në botë, Port Hedland.
Porti Hedland mbeti i mbyllur të shtunën, së bashku me portet e afërta të Asperton, Cape Preston West, Dampier dhe Varenus Island, ndërsa cikloni Mitchell kërcënoi t’i afrohej rajonit Pilbara të Australisë Perëndimore.
Byroja Australiane e Meteorologjisë tha sot se Cikloni Mitchell është forcuar në një ciklon të Kategorisë 3 në shkallën pesë-pikëshe Saffir-Simpson, i shoqëruar nga erëra deri në 195 km/orë.
Ciklonet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë shkatërrime të gjera dhe ndërprerje të energjisë elektrike, paralajmëron shërbimi meteorologjik.
Cikloni Mitchell pritet të arrijë në bregdetin veriperëndimor të Australisë, midis Exmouth dhe Onslow, në orët e ardhshme, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm që “mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme përgjatë bregdetit perëndimor të Pilbarës”, paralajmëruan autoritetet./CNN


