Aksident fatal në Baldushk–Vishnje, humb jetën 28-vjeçari me motorr
Lajmifundit
/
22 Mars 2026, 14:45
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, teksa një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Shtetasi me iniciale B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


