Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Shmangni fluturimet mbi Iran, pavarësisht armëpushimit

Bota

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Shmangni fluturimet mbi

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit u ka bërë thirrje linjave ajrore që të vazhdojnë të shmangin fluturimet mbi Iranin, Irakun dhe Libanin, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas EASA-s, rekomandimi për të evituar këto korridore ajrore mbetet në fuqi deri më 1 korrik, për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të sigurisë dhe paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.

Agjencia vlerëson se ekziston ende mundësia e shkeljeve afatshkurtra të armëpushimit mes SHBA dhe Iran, veçanërisht në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit dhe hapësirën ajrore përreth.

EASA paralajmëron gjithashtu se armëpushimi i brishtë mes Izrael dhe Hezbollah mbetet një faktor rreziku, pasi çdo përshkallëzim i mundshëm ushtarak mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e fluturimeve mbi territorin e Libanit.

 

ME TE LEXUARAT