Zjarri në hotelin e Vlorës, 5 të plagosur marrin trajtim në Tiranë, një paciente në gjendje “të rënduar”

Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, 5 të plagosur marrin trajtim në

Pesë persona të lënduar si pasojë e zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Tiranës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej të lënduarve janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve dhe kërkon monitorim e kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Pacienti tjetër në QSUT paraqitet klinikisht më i qetë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim dy paciente, të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njëra prej tyre është në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Pacientja tjetër është gjithashtu e stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.


Stafet mjekësore do të vijojnë të ndjekin me kujdes gjendjen shëndetësore të të lënduarve, duke u ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

ME TE LEXUARAT