Fushë-Krujë/ “Shpërthim” në derën e banesës gjatë natës, digjet edhe makina, policia në kërkim të autorit

Aktualitet

Fushë-Krujë/ “Shpërthim” në derën e

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zall, Fushë-Krujë. Sipas informacioneve paraprake, eksplozivi dyshohet se është vendosur në derën e banesës së Ylli Zallës.


Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe automjetin e Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës dhe është djegur plotësisht.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit" thuhet në njoftimin e policisë.

Kush është Ylli Zalla

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë.

Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit 

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

ME TE LEXUARAT