Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra në anë të rrugës (VIDEO)

Aktualitet

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të sipërfaqes në anë të rrugës.

Përhapja e shpejtë e zjarrit dhe tymi i dendur kanë krijuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

Drejt zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë segment, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.

ME TE LEXUARAT