Bashkëshorti i Spiropalit, SMS kërcënues shefes së Hetimit Tatimor/ Vihet nën hetim

Aktualitet

Bashkëshorti i Spiropalit, SMS kërcënues shefes së Hetimit

Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropal, Salarjon Totaj, rezulton se ditën e premte i ka dërguar një SMS me përmbajtje fyese dhe kërcënuese shefes së Hetimit dhe Kontrollit Tatimor të Shqipërisë.

Shkak për këtë, sipas informacioneve, është bërë një kontroll i ushtruar në qarkun e Fierit, në biznesin e motrës së tij dhe kunatit të Elisa Spiropalit.

Pas kallëzimit penal të bërë nga drejtoresha, Policia e Tiranës ka marrë në pyetje bashkëshortin e Spiropalit.

Ai ka deklaruar se i qëndron mesazhit të dërguar, duke pretenduar se arsyeja ishte një kontroll i paligjshëm dhe i motivuar politikisht.

Hetimet vijojnë, ndërsa ai po hetohet në gjendje të lirë për veprat penale të kanosjes dhe fyerjes./MCNTV

ME TE LEXUARAT