Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria dyshohet se hyri me shpejtësi në rrethrrotullim!

Aktualitet

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfundoi poshtë urës, pasi u përplas me një automjet tip “Audi”.

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria

Sipas informacioneve paraprake, betonieria po lëvizte nga Unaza Lindore, në aksin Farkë–TEG, me drejtim rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare.

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria

Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrrotullimit, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë konstatuar shenja të forta frenimi në asfalt.

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria

Në të njëjtën kohë, automjeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrrotullim. Betonieria është përplasur me të në anën e djathtë dhe, si pasojë e përplasjes, ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë rrethit-mbikalim, në autostradën që kalon poshtë tij.

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

ME TE LEXUARAT