‘Mos më thuaj mua e dashur’, debat mes Vokshit dhe Gjiknurit: Je bardhi e zi në mendje

Politikë

‘Mos më thuaj mua e dashur’, debat mes Vokshit dhe Gjiknurit:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Shkak u bë drejtimi me fjalën "e dashur" që Gjiknuri përdori në drejtim të Vokshit.

Deputetja e PD i kërkoi të mos e përdorte këtë term, ndërsa Gjiknuri iu përgjigj me një batutë.

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur.

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit.

Gjiknuri: Po mirë, zonjë. Po çfarë të them? I dashur armik. Je bardhi e zi në mendje. Nuk ta bëj dot me ngjyra jetën.

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale. Të thashë po ta bëj me ngjyra.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë.

ME TE LEXUARAT