Trafik droge dhe grabitje në seri/ Çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, arrestohen 11 persona në Itali

Bota

Trafik droge dhe grabitje në seri/ Çmontohet organizata

Autoritetet italiane kanë çmonuar një organizatë kriminale italo-shqiptare, e cila ka çuar në arrestimin e 11 personave. Hetimet e mëvonshme të zhvilluara përmes aktiviteteve teknike të përgjimit telefonik dhe pamjeve video kanë bërë të mundur dokumentimin dhe konstatimin e qindra episodeve të shitjes së drogës si kokainë, crack, hashashi dhe heroina.

Aktiviteti kriminal u përhap në të gjithë territorin, duke prekur në veçanti qendrat historike të Agrigento, Aragon, Canicattì dhe Santa Elisabetta. Gjatë hetimeve, karabinierët kishin bërë tashmë disa arrestime në flagrancë, përfshirë atë të një shtetasi shqiptar, i gjetur në posedim mbi 1.2 kg kokainë të fshehur brenda makinës së tij.

Mediat italiane shkruajnë se ata akuzohen për vjedhje të shumta ndaj bizneseve me pakicë në shkallë të gjerë dhe episode grabitjesh dhe zhvatjesh të kryera ndaj një shtetasi të moshuar të Agrigentos, si dhe keqtrajtim të familjarëve të moshuar, me qëllim zhvatjen e parave.

Nga 11 të dyshuarit, gjashtë u dërguan në burgun e Agrigentos dhe njëri u vu në arrest shtëpiak në shtëpinë e tij, ndërsa katër të tjerëve iu urdhërua të qëndronin në komunën e tyre të banimit.

ME TE LEXUARAT