Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës

Aktualitet

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, me fokus çlirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Rama theksoi se aktualisht janë disa skuadra dhe grupe pune në terren, ndërsa paralajmëroi ndërhyrje të tjera në bashkëpunim me bashkinë.

“Duhen edhe disa ndërhyrje të tjera që do të bëhen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.

Lidhur me Reformën e territorit, kryeministri deklaroi se do të ketë një fazë të parë urgjente, në të cilën qeveria do të ndërhyjë me akte normative për të vepruar menjëherë në zonat problematike.

Fushata për lirimin e hapësirave publike konsiderohet nga qeveria si një domosdoshmëri për rikthimin e rendit urban dhe hapësirave të përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

ME TE LEXUARAT