Vr'asja e “Tanit të Ruzhdiut” dhe pla'gosja e këmbësorit në Sarandë, Policia ngre Task Forcë të posaçme

Aktualitet

Vr'asja e “Tanit të Ruzhdiut” dhe pla'gosja e

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë dhe plagosja e një kalimtari gjatë të shtënave kanë sjellë reagimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Strukturat qendrore janë përfshirë në hetimin e ngjarjes, ndërsa paralelisht do të shqyrtohet edhe puna e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Pas analizës së zhvilluar një ditë më parë me drejtuesit lokalë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur krijimin e një grupi të posaçëm të përbërë nga specialistë të Policisë Kriminale dhe Sigurisë Publike.

Detyra e këtij grupi nuk do të kufizohet vetëm te ngjarja e 20 shtatorit. Ekspertët do të analizojnë më gjerësisht situatën e kriminalitetit në zonën e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore lokale.

Në fokus do të jetë gjithashtu mënyra se si kanë funksionuar strukturat e Komisariatit të Sarandës. Policia ka nisur një vlerësim të punës së drejtuesve dhe efektivëve, ndërsa rezultatet e këtij procesi pritet të përcaktojnë nëse do të ketë masa apo ndryshime në strukturë.

Një tjetër masë e paralajmëruar lidhet me forcimin e kapaciteteve për goditjen e kriminalitetit. Po punohet për ngritjen e njësive të specializuara që do të fokusohen te krimet e rënda dhe krimi i organizuar, të cilat pritet të pajisen edhe me mbështetjen e nevojshme logjistike.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Myrtajt vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor po kryen veprime për të rindërtuar dinamikën e atentatit dhe për të identifikuar personat e përfshirë, ndërsa në terren vijojnë kërkimet dhe veprimet operacionale të Policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 20 shtatorit në Sarandë, ku Artan Myrtaj u vra me armë zjarri, ndërsa një person që ndodhej rastësisht në zonë mbeti i plagosur.

 

ME TE LEXUARAT