Video/ Pamje të rënda në shkollë, nxënësja sulmon me thikë mësuesen pasi nuk ishte dakord me notën

Bota

Video/ Pamje të rënda në shkollë, nxënësja sulmon

Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë publike në shtetin Pará të Brazilit, ku një nxënëse 17-vjeçare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e saj pas një konflikti për një notë në provim.

Ngjarja ndodhi në Shkollën Publike “Dr. Gerson dos Santos Peres”, ku debati mes nxënëses dhe mësueses u përshkallëzua.

Sipas informacioneve paraprake, vajza ishte e pakënaqur me rezultatin e marrë në një provim dhe nisi të grindej me mësuesen. Gjatë konfliktit, 17-vjeçarja iu afrua asaj e armatosur me një thikë.

Mësuesja tentoi ta qetësonte nxënësen duke i folur dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës, por përpjekjet nuk rezultuan të suksesshme.

Gjatë përleshjes, mësuesja pësoi disa plagë të lehta nga thika, por gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë.

Pas incidentit, policia ndërhyri dhe 17-vjeçarja u ndalua.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen edhe përgjegjësitë ligjore të nxënëses.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e shkollës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për rastin.

ME TE LEXUARAT