“Vidhemi nga mëngjesi në darkë!” / I riu nga protesta: Punon dhe s’ke të ardhura për fundin e muajit, nuk siguron dot as ilaçet

Një i ri deklaroi se qytetarët janë më të fortë se kurrë për të vijuar rezistencën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ai përmendi disa problematika me të cilat përballen qytetarët çdo ditë, duke nisur nga pensionet e ulëta, nga fakti se ndonëse punojnë nuk mjaftojnë të ardhurat deri në fund të muajit dhe shumë të tjera.
“Ne jemi më të fortë se kemi çdo ditë që protestojmë, ne themi qartazi problematikat që janë në vendin tonë.
Sa e tmerrshme të jetosh me 100 mijë lekë pension, të punosh nga mëngjesi deri në darkë dhe në fund të muajit të mos kesh të ardhura, të jetosh në një vend ku nuk siguron as ilaçet.
Po vidhemi nga mëngjesi deri në darkë. Protesta ka treguar se njerëzit kanë shpresë.”, tha ai.


