Vapa rikthehet fuqishëm - Ja qytetet ku termometri do të shënojë 40 gradë të premten
Lajmifundit
/
6 Gusht 2026, 17:57
Aktualitet

Ditën e premte, vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale deri në 18 gradë.
Temperaturat më të larta parashikohet të regjistrohen në qytetet e Elbasanit dhe Beratit.


