Uragani i protestuesve mbulon bulevardin/ Shpaloset pankarta gjigante: Ne jemi ata që sakrifikuam çdo gjë për familjet...

Në Tiranë po zhvillohet protesta e 21-të radhazi kundër Kryeministrit Edi Rama, ku qytetarë dhe përfaqësues të diasporës janë mbledhur fillimisht në Sheshi Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit kanë shpalosur një banderolë të madhe, në të cilën theksohet sakrifica e diasporës shqiptare dhe roli i saj në mbështetjen e familjeve në atdhe përmes remitancave. Ata shprehen se kjo kontribut nuk është vlerësuar sa duhet nga institucionet.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në këtë protestë është ndër më të lartat që prej nisjes së tubimeve, ndërsa theksohet se qytetarët janë bashkuar në mënyrë masive në këtë marshim proteste.
Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit janë nisur drejt godinës së qeverisë, duke vijuar tubimin e tyre në mënyrë paqësore.


