“AKEP dhe AKSHI kanë bllokuar rrjetet sociale”, aktivisti: Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë në shesh!

Aktualitet

“AKEP dhe AKSHI kanë bllokuar rrjetet sociale”, aktivisti: Sot

Nga Londra, Gjermania, Italia, Amerika shqiptarët kanë mbushur sot kryeqytetin shqiptar. Një tubim madhështor mbahet sot.

“Kryeministër ke dështuar. Përgjegjësi përpara ligjit për çdo pushtetar. Për çdo politikan që ka vjedhur. Populli kërkon dorëheqje Rinia kërkon dorëheqje. Zërin e popullit shqiptar nuk e hesht dot asnjë tradhtar”, u shpreh një protestues.

Ndërsa aktivisti bëri thirrje që të hiqet dorë nga shantazhet. Gjithashtu iu drejtua policisë, që t’i bashkohet kësaj proteste.

“Sot janë mbi 500 mijë shqiptar në shesh. Ju lutem jo me flakadanë, kemi vajza e gra, fëmijë të moshuar, jemi për një protestë paqësore”, tha ai, duke shtuar: “AKEP dhe AKSHI janë dy organizata terroriste. Sa më shumë video postoni. Kanë bllokuar rrjetet. Ndizni blicat”, u shpreh ai

ME TE LEXUARAT