Tritol banesës, flet gjyqtari Tonin Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar

Aktualitet

Tritol banesës, flet gjyqtari Tonin Sterkaj, kamerat filmuan autorin e

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në banesë e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin dhe momentin e hedhjes së lëndës plasëse.

Mësohet se bëhet fjalë për një person i veshur me rroba të errta dhe i maskuar në pjesën e sipërme të kokës.

Ai vjen në këmbë, hedh sasinë e lëndës plasëse në oborrin e banesës së gjyqtarit Sterkaj dhe po ashtu në këmbë largohet sërish përmes rrugicave.

Ai mbetet ende i paidentifikuar nga grupi hetimor, teksa mësohet se po verifikohen kamerat e sigurisë në një rreze më të largët se vendi i ngjarjes për të lokalizuar autorin.

Gjyqtari Tonin Sterkaj, në dëshminë e dhënë, ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori apo porositësi.

Zëri i Amerikës kontaktoj me gjyqtarin Tonin Sterkaj, i cili pohoj se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar. Gjyqtari Sterkaj tha se, gjatë 30 viteve të karierës së tij si gjyqtar, nuk ka pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë.

ME TE LEXUARAT