“Shqiptarët e dëbuar në Britani gëzojnë burgjet e rehatshme në atdhe”, The Mirror: Dhoma speciale për takimet me gratë

“The Mirror” ka bërë një shkrim sa u përket të dënuarve shqiptarë në Britani që po dërgohen në Shqipëri për të kryer dënimin e mbetur, si dhe për kushtet në burgje.
Në shkrimin e medias britanike thuhet se kriminelët shqiptarë të dënuar në Britani do të kryejnë dënimin e mbetur në Shqipëri, në burgje ku ka dhoma speciale për t’u takuar me bashkëshortet e tyre.
Shkrimi i plotë nga “The Mirror”:
Të burgosurit mund të kalojnë 4 orë, një herë në muaj në dhomat speciale me bashkëshortet e tyre, ndryshe nga Britania ku nuk lejohen takimet bashkëshortore.
Zbulimi ynë vjen pasi rreth 200 keqbërës, përfshirë vrasës dhe përdhunues, janë vendosur të transferohen në burgje të qeta në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërië së Bashkuar.
Zbulimi ynë vjen pasi rreth 200 keqbërës – përfshirë vrasës dhe përdhunues – janë vendosur të në burgje të qeta në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas rregullores së tyre të burgut: “Çdo burg duhet të ketë një ambient të veçantë për takimet e bashkëshortëve. Një objekt i tillë duhet të ketë shtretër dhe çarçafë të cilët duhet të ndërrohen në fund të çdo takimi.”
Rregullat shtojnë: “Vizitat e zgjatura lejohen për të dënuarin që është i martuar ose bashkëjeton sipas Kodit të Familjes pasi gruaja të jetë kontrolluar nga policia”.
Përparësitë e tjera përfshijnë pako javore me ushqime dhe rroba nga familja, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë.
Në mesin e të riatdhesuarve është edhe një mbret i drogës, i cili u transferua në një burg në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dy javë më parë.
Erald Mema, 39 vjeç, u dënua me 25 vjet nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në tetor 2018 për një trafik të madhe kokaine. Ai është në mesin e shumë shtetasve shqiptarë që u është dhënë mundësia për t'u transferuar në atdhe.
Rreth 12 vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra droge ose armë zjarri pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri.


