Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur në aksident, shkon në 4 numri i viktimave

Aktualitet

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari Klevis Dervishi që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në Manzë më 19 gusht. I mituri kishte pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në pjesën e qafës dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Në aksidentin e rëndë, i cili ndodhi në orët e mëngjesit të 19 gushtit, në Manzë, humbën jetën fillimisht tre persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përplasur me një bordurë betoni. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit, bashkëshorten e tij, 26-vjeçaren Sara Brugentelli, dhe 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Një 25-vjeçar që ndodhej në mjet së bashku me viktimat kishte marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me ndarjen nga jeta të 16-vjeçarit, bilanci tragjik i aksidentit shkon në katër viktima.

ME TE LEXUARAT