Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar

Aktualitet

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar

Një biznesmen shqiptar i dënuar për evazion fiskal nga Gjykata e Tiranës, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

Dokumentet e gjykatës “City of Westminster Magistrate Court” para nga Top Channel, tregojnë se Armando XEKA 33 vjeç është arrestuar në bazë të urdhrit ndërkombëtar të arrestit, të lëshuar prej Interpol Tiranës.

Gjykatës në Londër iu tha se Xeka, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg si i përfshirë në një skemë evazioni fiskal dhe në fshehje të të ardhurave në bashkëpunim.

Armando Xeka po sipas dokumenteve të gjykatës kishte hyrë ilegalisht në Angli.

Hetimet e prokurorit Bledar Valikaj në vitin 2021, zbuluan se Xeka dhe 5 biznesmenë të tjerë akuzohen për dy milionë euro evasion fiskal e fshehje të të ardhurave.

Të gjashtë të përfshirët në këtë skemë ishin administratorë kompanish tesktile e hidrosanitare të cilët sillnin mallra nga Kina por nuk deklaronin shitjet.

Armando Xeka do të qëndrojë në një paraburgim të Londrës deri më  27/08/2026 nga ku do të shqyrtohet një kërkesë e dytë e tija për tu liruar me kusht kundrejt një garancie pasurore.

ME TE LEXUARAT