Fluturimi drejt Bolonjës rezulton fatal për të moshuarin, 85-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë uljes

Aktualitet

Fluturimi drejt Bolonjës rezulton fatal për të moshuarin,

Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në aeroportin “Marconi” të Bolonjës, në Itali, pasi pësoi arrest kardiak gjatë uljes së avionit.


Sipas mediave italiane, i moshuari po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, së bashku me disa familjarë. Për shkak të problemeve të mëparshme shëndetësore, ai kishte kërkuar asistencë mjekësore gjatë uljes së avionit.

Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua dhe 85-vjeçari pësoi arrest kardiak.


Shërbimet e urgjencës, të cilat ishin njoftuar paraprakisht për situatën, ndërhynë menjëherë pas uljes së avionit. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, i moshuari nuk mundi të mbijetonte.

Në aeroport mbërriti edhe Policia italiane e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT